Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka hapur sfidë kryeministrit Edi Rama sa i takon kandidatëve për kryetarë bashkie.

Meta në një reagim në ‘Facebook’ ironizon kandidaten e PS për bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako po ashtu dhe atë të bashkisë së Elbasanit.

REAGIMI I METES
A mund të dalë ajo zonja në Durrës, që edhe administrata nuk ja di emrin, përballë Igli Carës?
A mund të dalë ai tjetri, “kukulla” në Elbasan, “Mr.Plastelina” që i thonë me të drejtë, përballë një personaliteti të një niveli kombëtar siç është Luçiano Boçi?
A mund të dalë ai që firmos për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe që shqetësohet se ku do t’i gjejë paratë Kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, z.Belind Këlliçi për të garantuar transportin falas për 200 mijë qytetarë, që e kanë nevojë të përditshme dhe jetike këtë shërbim?
Sigurisht, që ata nuk dalin dot.
Bashkë?Fitojmë!✌️??

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb