Tekniku i Kastriotit, Emiljano Çela ka dalë para mediave pas humbjes 0-2 ndaj Bylis.

“Keqardhje pafund. Ishte një ndeshje si finale për ne. Më vjen keq se e përgatisim ekipin që të luajë me topin, lodhemi gjatë gjithë javës, skuadra më është përgjigjur në stërvitje. Por ishte një gjest që erdhi si pasojë e provokimit, por lojtarët duhet të jenë më të matur. Janë ndeshje shumë të rëndësishme, një episod na hedh poshtë gjithë atë punë dhe varet fati i sezonit.

Ishin dy episode të drejta (kartoni i kuq dhe penalltia), kam rezerva për gjykimin për vazhdimësinë e lojës, sepse Lajthia mund të dilte me karton të kuq. Por duhet ta shohim te vetja, lojtarët duhet të jenë të qetë, të kenë besim. Ka akoma ndeshje dhe duhet të vazhdojmë.

Më vjen keq që kjo ndeshje u shty, sepse po kalonim një moment të mirë. Kastrioti e ka të vështirë që të zhvillojë 2 ndeshje brenda pak ditësh, por faktorë të tjerë, ndoshta kanë dëgjuar intervistat e mia dhe erdhi ky ndryshim për këtë ndeshje. Nuk duhet të jemi të ngarkuar kaq shumë psikologjikisht për një finale, futbolli është një lojë, një skuadër do të fitojë. Ndikon edhe eksperienca. Qetësova lojtarët, duhet të pranojmë verdiktet. Derisa matematika na lejon do të përpiqemi të jemi në lojë. Bylisi ishte me i qetë, ne duhet të kemi besim te aftësitë tona” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: