Të reja të rëndësishme në shtëpinë e Milanit. Klubi kuqezi i ka rinovuar kontratën sulmuesi Olivier Giroud edhe për një vit. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale, nga kampionët e Italisë.

“Milani ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e kontratës së Olivier Giroud. Sulmuesi është bashkuar me Milanin në verën e vitit 2021 dhe është bërë një pikë referimi në qendrën e sulmit kuqezi, duke shënuar 27 gola në 76 ndeshje të luajtura” – shkruan klubi.

Giroud ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 8 gola. Rinovimi i tij ka qenë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Pioli, i cili e vlerëson në maksimum futbollistin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: