Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me zgjedhjet lokale dhe se kush do të jetë personi që do të udhëheqë kryeqytetin pas 14 majit.
Kjo temë ka përplasur të ftuarit në studio, ku dy kandidatët për këshillin bashkiak të Tiranës, Plarent Ndreca dhe Dorian Teliti, kanë debatuar me tone të ashpra me njëri-tjetrin.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Plarent Ndreca:Kjo garë ka një dimension politik. nëse ka një palë që ska tregon dot moral është
Dorian Teliti: U preke? Nuk dukesh nga ata që skuqen
Plarent Ndreca: Të durova me shumë respekt. Ti nuk e di as vetë kë përfaqëson
Dorian Teliti: Fol për problemet e Tiranës, transporti, kostoja e jetesës
Plarent Ndreca: Moderatorja e bën mirë punën. Mbaj pozicion tënd se nuk di as se ku je. Ke ardhur jo si pedagog por si përfaqësues politik. Politikisht po flet broçkulla.
Dorian Teliti: Fol për Tiranën
Plarent Ndreca: Ke ardhur këtu për të bërë të fortin? Mban veten për pedagog
Dorian Teliti: Nuk e mbaj, jam pedagog
Plarent Ndreca: Me këtë sjellje vetëm këtë që nuk po tregon. Këtu përfaqësojnë forca politike e flasin për transport për ata që thonin “hajde për Durrës”.
E grisën mandatin e sot na bëjnë moral e sillen si të ardhur nga hëna.
Nuk e kam me ju personalisht se as nuk dua të di se kush je.
Dorian Teliti: Bëhu më i edukuar.
Plarent Ndreca: Do më tregosh mua edukatën ti?
Silva Caka: Edhe ta tregon
Plarent Ndreca: Jam shumë korrekt në atë që them.
Silva Caka: Jep një alternativë se je kandidat për këshillin bashkiak.
Plarent Ndreca: Nëse jeni politikë thoni që jeni politikë, mos u prekni personalisht se keni ardhur për të përfaqësuar diçka. Nuk kam asgjë personale. Flas për atë që keni ardhur të përfaqësoni këtu.
U kërkojnë mandat qytetarët, kur qytetarët ua dhanë dhe këto e grisën.
Meqë po flisnim për moral, po merr minutat e mia. Unë flas për publikun dhe ata më kuptojnë mirë.
Transporti publik falas është qesharake.
Tipikisht një premtim i persona që nuk punojnë, ndryshe do kishte premtime të përgjegjshme e nuk do talleshe me qytetarët.
Këta nuk kanë as logo, nuk dinë kush e drejton koalicionin. Publiku duhet të besojë këta njerëz që nuk dinë të bëjnë ekip për vete që i vënë flakën shtëpisë së vet.
Këlliçi, buratini i radhës që e vendosën dy politikanë e sot lëvizin fijet.
Dorian Teliti: Dëgjuam 10 minuta retorikë politike tani të flasim për problemet e Tiranës.
Plarent Ndreca: Nëse ke ardhur si pedagog të dëgjoj me ëndje, nëse ke ardhur të përfaqësosh diçka tjetër më thuaj kë përfaqëson.
Dorian Teliti: Ju që jeni në krye të punëve për 8 viteve, nuk keni 5 punë që të thoni i kemi kryer.
(BalkanWeb)
