Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi deklaron se pas 14 majit kjo bashki do iu kthehet qytetarëve. Maliqi iu sugjeron qytetarëve t’ua marrin paratë, por më 14 maj t’i ndëshkojnë me votë.
“Uragani popullor nuk ndalet dhe do të marrë përpara kandidatin ‘peng’ Kreshnik Salillarin të PS dhe oligarkun Pëllumb Hajdari?. Kuçova “Kantier Ndërtimi”! Çdo joshje, blerje votash, kërcënim, çakull elektoral do të ndëshkohet nga të majtë dhe të djathtë! Stop pengmarrjes dhe pengmarrësit!
Stop vjedhjeve dhe abuzimit me taksat tuaja! Paratë ja u merrni! Janë paratë tuaja dhe më “14 Maj” i ndëshkoni gjakpirësit me votë të lirë! Bashkia Kuçovë do u kthehet qytetarëve! Çdo premtim do kthehet në vepër! Kuçova e Para! Ndryshimi po ndodh!????t”, deklaron Maliqi.
