Një diplomat holandez në Ukrainë, ka dhënë dorëheqjen pasi akuzohet se ka deklaruar se “ukrainasit janë rusë”.
Ron van Dartel ishte emëruar tre javë më parë për të promovuar përfshirjen e vendit në rindërtimin e Ukrainës ka dhënë dorëheqjen për komentet që ai thuhet se ka bërë për Rusinë në një libër të ri. Transmetuesi holandez RTL raportoi se ata e përfshijnë atë duke thënë se “Ukrainasit janë gjithashtu rusë. Këtë nuk duhet ta harrojmë. Ky është realiteti.”
Ministria për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim e Holandës tha se “respekton vendimin dhe ka pranuar dorëheqjen e tij’.
Van Dartel, një ish-ambasador holandez në Serbi, Poloni dhe Rusi, dha dorëheqjen për komentet që i bëri autorit të një libri të ri.
(BalkanWeb)
