Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi kanë uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë një foto me Kryemadhin dhe Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, teksa ka shkruar se ‘sakrificat dhe veprat e mira të shpërblehen në sa më shumë mirësi, begati dhe të ardhme më të mirë, për familjet shqiptare, sidomos për fëmijët e tyre!’

Postimi i plotë i Metës:

I lumtur të takoja sot Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për të ndarë me të dhe të gjithë besimtarët urimet më të përzemërta për festën e Fitër Bajramit.

Uruam që me bekimin e Zotit, lutjet, sakrificat dhe veprat e mira të shpërblehen në sa më shumë mirësi, begati dhe të ardhme më të mirë, për familjet shqiptare, sidomos për fëmijët e tyre!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb