Julian Nagelsmann është tërhequr nga gara për t’u bërë trajner i Chelseat pas disa raundesh bisedime. Marrëveshja për disa pika nuk u arrit dhe vendimi i ish-teknikut të Bayern Munichut, i cili kishte qenë në krye të kandidaturave, duket të jetë përfundimtar.

Luis Enrique është gjithashtu jashtë garës, por mbeten për t’u vlerësuar alternativa si Mauricio Pochettino dhe Vincent Kompany i Burnley. Chelsea po merr kohën që i duhet, pasi të paktën deri në fund të sezonit ekipi do të drejtohet nga Lampard.

Ky edicion i Bluve të Londrës ka qenë katastrofal. Duket e vështirë për t’a besuar, por një nga ekipet më me emër në Premier League renditet në vendin e 11-të.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: