Antoine Griezzman po kalon një periudhë të artë të karrierës së tij te Atletico Madrid. Ai është një nga të preferuarit e trajnerit të madrilenëve, Simeone dhe sulmuesi francez ia ka shpërblyer besimin më së miri. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Griezzman nuk ka hezituar të flasë për të kaluar te Barcelona.

“Viti im i parë në Barcelonë ishte i komplikuar. Më duhej të mësohesha me shumë ndryshime. Vitin e dytë më pëlqeu shumë. E ardhmja? Gjithmonë kam thënë se dua të luaj në MLS, por bëra gjithçka që të kthehesha këtu dhe të pranohesha. Bëra gjithçka për ta shijuar këtë klub. Nuk ka klub më të mirë dhe atje nuk është vendi ku ndihem më i lumtur”,-  tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb