Ankth, tensione dhe lot, por që në fund rezultoi një fund i lumtur për çiftin e Big Brother Vip. Dy ditët e fundit Luizi ka bërë një lojë ndaj Kiarës, duke i thënë se nuk dëshiron të vazhdojë më lidhjen dhe se nuk e shikon atë në të ardhmen e saj. Mbrëmë u transmetua një përmbledhje e gjithë situatave të krijuara mes të dyve dhe Kiara ka kërkuar të lërë shtëpinë.

Luizi i kërkoi të dalin të sqarohen bashkë në oborr dhe teksa Kiara u përpoq të largohej ai u ul në gjunjë, duke i bërë pyetjen e madhe:

“Kiara Tito pranon të martohesh me mua?”

Kiara u emocionua nga surpriza krejt e papritur dhe pranoi, por jo pa i dhënë një shpullë Luizit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: