Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur në çdo qytetet ndjehet dëshira e madhe për ndryshim. Në një takim me qytetarë në Tepelenë, Meta thotë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tepelenës, Baftjar Imeri do t’i kthejë qytetarëve pushtetin e munguar.
STATUSI:
Nuk ka asnjë bastion përballë nevojës së madhe dhe ulëritëse për Ndryshim, që po ndihet fort dhe kudo në çdo qytet dhe bashki të Shqipërisë.
Baftjar Imeri u rikthye në Tepelenë pas tre dekadash në Kanada, për të qenë kryebashkiaku, i cili pas 14 Majit, do të punojë me vendosmëri dhe përkushtim për t’i rikthyer shpresën dhe zhvillimin qytetit të tij, në mënyrë që ashtu siç ai u rikthye, dhe të rinjtë dhe të rejat e Tepelenës të rikthehen në qytetin e tyre.
Bashkë Fitojmë!
