Zjarr në afërsi të Bulevardit të Ri. Shtëllunga tymi kanë mbuluar një pallat në ndërtim, ku raportohet se skelat e vendosura kanë marrë flakë.


Siç shihet nga pamjet në fjalë, të siguruara për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta, shtëllungat e tymit janë të mëdha, gjë që ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 24.04.2023, te “Bulevardi i Ri”, ka rënë zjarr në katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër (ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym), dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimpr po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: