BUDAPEST-Bela Biszku, i vetmi zyrtar i lartë komunist hungarez i dënuar për rolin e tij në represionin gjatë Revolucionit Hungarez të vitit 1956, vdiq në moshën 94-vjeçare.
Biszku, numri dy i Janosh Kadarit, shefit të Partisë Komuniste Hungareze për 25 vjet, u bë ministër i Brendshëm në vitin 1957, kur edhe drejtoi reprsionin ndaj pjesëmarrësve të revoltës së parë antikomuniste në Evropën Lindore.
Në vitin 2014, Biszku u shpall fajtor për dhënien e urdhërit për të qëlluar kundër manifestuesve, çka solli vdekjen e 49 personave.
Ai mohoi çdo përfshirje, por u dënua me pesë vjet burg për krime lufte dhe krime të tjera.
Më vonë, dënimi i tij u deklarua i pavlefshëm dhe u urdhërua një proces tjetër gjyqësor, që nuk arriti kurrë në një vendim përfundimtar.
(d.b/BalkanWeb)
