Të gjitha mundësitë janë të hapura. Kjo është e vetmja gjë që mund të thuhet për te ardhmen e Lionel Messit.

Ylli argjentinas ka mjaft propozive në tavolinë. Nëse do fokusohej te ekonomia, Messi me siguri do të pranonte ofertën e Al Hilal. Nëse “Pleshti” dëshiron qëndrimin në Europë, rinovimi me PSG mbetet alternativë e kënaqshme.

Nëse të gjithë shpresojnë, diçka të tillë do e bëjë edhe Barcelona. Katalanasit do bëjnë tentativat e tyre për të firmosur përsëri me një nga më të mirët e futbollit, e nëse do ia dalë apo jo, këtë do e tregojë koha.

35-vjeçari Messi ka luajtur 27 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 15 gola dhe asistuar 15 herë. Ky është edicioni i tij i dytë në Paris.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: