Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. T., i cili ka qenë në lëvizje.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: