Në Bergamo festojnë, por jo plotësisht. Dëmtimi i Berat Gjimshitit në sfidën kundër Romës shqetëson jo pak trajnerin Gasperini. Rikthimi i tij si titullar pas një dëmtimi të gjatë stabilizoj prapavijën e Atalanta-s, por Gjimshiti detyrohet të parkoj sërish në infermieri pas një goditjes së marrë nga Abaraham.
Për sa kohë ishte në fushë, deri në minutën e 73-të, Gjishmiti ishte lojtari më i mirë i fushë, i vlerësuar me notën 7-të:

“Në leximin e ndeshjes ishte perfekt, limitoi Abraham dhe sulmuesit e tjerë të Romës. Doli si pasojë e një dëmtimi, shkruan TuttomercatoWeb. I paqartë për gjendjen e Gjimshitit është edhe trajneri Gasperini, ndërsa sipas mediave italiane gjendja e qendërmbrojtësit kuqezi do të vlerësohet në vijim, pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Në pritje të testeve mjekësore mbetet edhe Sylvinho, trajneri i Shqipërisë. Tekniku brazilian shpreson që të ketë Gjimshitin në dispozicion, në kushte perfekte, për dy sfidat e qershorit ku kërkohen pikët maksimale.
(BalkanWeb)
