Daniel Radcliffe është bërë baba për herë të parë.
Aktori, bërë i famshëm nga seriali i filmave “Harry Potter” mirëpriti fëmijën e tij të parë me partneren e tij, Erin Dark.
Daily Mail siguroi fotot e para të yllit 33-vjeçar teksa ai shëtit nëpër Nju Jork me fëmijën e tij. Në foto, aktori shihet i veshur sportiv, duke shtyrë karrocën e foshnjës në qendër të qytetit.
Çifti janë bashkë për rreth një dekadë, konkretisht që nga viti 2012. Një burim i afërt i tyre ka folur së fundi për Mirror dhe ka ndarë ndjenjat e tyre për ardhjen e fëmijës së tyre: “Ata janë absolutisht të emocionuar dhe mezi presin të bëhen një familje me tre.”
EXCLUSIVE: Daniel Radcliffe becomes a dad! Actor welcomes first child with long-term partner Erin Darkehttps://t.co/zXqBQGmRHV pic.twitter.com/UllyXMxhBY
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) April 25, 2023
EXC Daniel Radcliffe welcomes first child with partner Erin Darke
https://t.co/etPFSUyHP1— Rozina (@Sheeraz037) April 25, 2023
“Ata së fundmi u kanë thënë familjeve dhe miqve të tyre se është një kohë tepër emocionuese ”, shtoi ai.