Suedia ka dëbuar pesë punonjës të ambasadës ruse në Stokholm, pasi akuzohen për spiunazh.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm Tobias Billstrom, i cili në një deklaratë për shtyp tha se aktivitet e tyre ishin të ‘papajtueshme’ me statusin e tyre diplomatik. Agjencia e sigurisë suedeze, SAPO, tha se çdo diplomat rus në Suedi është një oficer i inteligjencës. Nuk ka informacion për numrin e sakatë të diplomatëve rusë të  dëbuar nga Suedia.

Billstrom tha se nuk kjo nuk është hera e parë që Suedia largon Ambasadën Rusë, pasi dhe vjet ka dëbuar disa punonjës.

Ky vendim vjen ati dy javë pasi Norvegjia fqinje tha se po dëbonte 15 diplomatë rusë, për të cilët vendi tha se ishin spiunë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: