Singapori njihet për ligjet e ashpra, por për dënimin me vdekje shumë pak kishin dëgjuar.

Një 47-vjeçar, i cili është dënuar për trafikimin e 1 kg lënde narkotike kanabis sativa do të ekzekutohet. Sipas aktivistëve, Tangaraju Suppiah është dënuar me prova aspak solide.

Sipas autoriteteve vendase ekzekutimi i tij është planifikuar për të mërkurën. Ky rast vjen pas një ekzekutimi tjetër të kryer vitin e shkuar. Bëhej fjalë për një burrë me probleme të shëndetit mendor, i cili kishte po ashtu akuza për posedim lëndësh narkotike.

Singapori ka disa prej ligjeve më të forta anti-drogë në botë, për të cilët ata thonë se janë të nevojshme për të mbrojtur shoqërinë.

Ditët e fundit, anëtarët e familjes dhe aktivistë i dërguan letra presidentit të Singaporit Halimah Yacob në një lutje të minutës së fundit për mëshirë, ndërsa miliarderi britanik Sir Richard Branson ka bërë thirrje për ndalimin e ekzekutimit dhe rishikimin e rastit.

“Unë e di që vëllai im nuk ka bërë asgjë të keqe. I bëj thirrje gjykatës që të shqyrtojë çështjen e tij nga fillimi,” u tha gazetarëve motra e Tangaraju, Leela Suppiah, në një konferencë shtypi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: