TIRANE
I ftuar në “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, regjisori e aktori, Genci Fuga është ndalur si kurrë më parë në një analizë të asaj që po kalon aktualisht me bashkëshorten Eni Jani.
Ai flet për mbështetjen konkrete që i japin njëri-tjetrit në familje e punë. “Nuk jemi në garë. Ne jemi një shoqëri që i shikojmë raportet në çift si garë me tjetrin, në fakt edhe tekstet biblike thonë tjetër gjë. Universi je ti, po zbulohet në refleksion tek tjetri.” –thotë Fuga.
Lidhur me martesën ai shtron paralele me udhëtimin dhe zgjedhjen e makinës.
“Kemi një kompeticion të çmendur për makinat e bukura. Ne jemi ata që kërkojmë makina të bukura e lodhemi nga 1 orë udhëtim. Kosovarët janë më të duruar. Vijnë në bregdet, udhëtojnë më gjatë edhe pse makinat nuk mund të jenë më luksoze, ndërsa unë pas 20 minutash në makinë lodhem. Pra me rëndësi është të shijojmë udhëtimin, pa menduar për destinacionin.”-shton Fuga.
Referuar një interviste kohë më parë dhënë nga bashkëshortja e tij, regjisorja e aktorja Eni Jani, kur është shprehur se ka bërë një hap pas për të mbështetur Gencin, ai përgjigjet duke thënë se çdo arritje e tij është edhe e Enit dhe anasjelltas.
