Pas Philadelphia-s, mësohen edhe dy skuadra të tjera gjysmëfinaliste të play-off në NBA. Në Perëndim, Denver Nuggets, që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë ka prerë një biletë mes katër më të mirëve pas fitores 112-109 ndaj Minnesota, duke fituar 4-1 serinë e takimeve.

Ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për Denver u dallua Murray me 35 pikë, mbështetur nga Jokic me një “triple double”, 28 pikë, 17 rebound dhe 12 asist.

Përballë Denver në gjysmëfinale do të jetë Phoenix Suns, që mposhti 136-130 Los Angeles Clippers dhe fitoi po 4-1 serinë e takimeve mes tyre. Mungesa e Leonard u ndje tek ekipi kalifornian, ndërsa për Suns shkëlqyen Booker me 47 pikë dhe 10 asist, si dhe Durant autor i 31 pikëve.

Në Lindje, ngec skuadra e Boston Celtics, që u mund 119-117 nga Atlanta Haëks, që mban hapur garën për një vend në gjysmëfinale. Young me 38 pikë dhe 13 asist ishte lider për Atlanta-n, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e Brown për Boston, që pavarësisht humbjes, udhëheq 3-2 serinë e takimeve.

Play off-Çerekfinale Konf.Lindje

Philadelphia – Brooklyn (4-0)

Boston – Atlanta 117-119 (3-2)

Cleveland – New York (1-3)

Milwaukee – Miami (1-3)

Play off-Çerekfinale Konf.Perëndim

Sacramento – Golden State (2-2)

Memphis – Lakers (1-3)

Phoenix – Clippers 136-130 (4-1)

Denver – Minnesota 112-109 (4-1)

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb