Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi iu është drejtuar me disa mesazhe qytetarëve dhe votuesve të tij.

Në rrugët e kryeqytetit janë vendosur disa postera që përmbajnë dhe disa nga mesazhet e fushatës së Këlliçit.

Sërish në posterat e tij vëmendjen e marrin duart.

“Duart e Belos do të ulin koston e jetesës në Tiranë. Nuk të duhet fytyra e tij, por vullneti që ka”,  “Duart e Belos do ta trajtojnë Tiranën me dashuri”, shkruhet në mesazhet e posterave të Këlliçit që i bashkëngjiten të mëparshmit “Duart e Belos kështu i drejtohen korrupsionit në Tiranë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb