Roma do të përballet me Milanin në fundjavë, në ndeshjen e vlefshme për Serie. Për këtë takim për kryeqytetasit mund të ketë mungesa të rëndësishme si Smalling apo Dybala, ndërsa për situatën ka folur edhe trajneri Mourinho.

“Çdo trajner, edhe në skuadrat më të forta, e ka problem kur i mungojnë lojtarë e për ne është problem i madh sepse Smalling është Smalling. Lorente, i cili po përshtatej mirë tani, është dëmtuar e nuk dihet se çfarë situate do të ketë Dybala që ndaj Atalantës dëmtoi kaviljen.

Tani do të jetë shumë e vështirë, e ndoshta një humbje ndaj Fejnordit mund të na detyronte që të luftonim deri në fund për kampionatin. Jam i trishtuar për humbjen në Bergamo, por i kënaqur me performancën. Sigurisht, ndoshta të shtunën mund të na jepni një dorë (duke iu referuar Totit në lidhje), ose mund të zbresë edhe vetë në fushë. Do të shqyrtoj çdo variant, madje edhe ndryshimin e skemës” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: