SARANDË- Policia e Sarandës arrestoi sot në flagrancë një person, pasi tentoi të vjedhë një lokal. Bëhet fjalë për Dhimitraq Plakun, 43 vjeç, banues në Fier.

Burime nga policia lokale bënë me dije se 43-vjeçari ka tentuar të vjedhë një lokal në lagjen nr.2 Sarandë, në pronësi të shtetases T.H,. 64 vjeçe, duke thyer xhamin e portës kryesore të këtij objekti.

Materialet në ngarkim të tij iu përcollën prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: