Posteri i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçit me dy gishtat lart, i vendosur në rrugët e kryeqytetit ka ndezur debatin në emisionin “Open” në News24.

Drejtor i zyrës së komunikimit në PD Alfred Lela gjatë bisedës së tij theksoi se mesazhi është i qartë dhe se i drejtohet sektit të ‘Rilindjes’ për shkak të rritjes së korrupsionit që ka përfshirë vendin.

Ndërkohë analisti Dritan Hila, e ka cilësuar si një veprim të pahijshëm.

Pjesë nga biseda në studio:

Alfred Lela: I drejtohet korrupsionit. Është e thënë. Habitem me këtë zulmën e madhe për t’i veshur gjërja që nuk janë dhe për t’i hequr ato që janë. Tani ajo që duket, duket.

Pyetje: Keni ndërmend të dilni të gjithë me këtë shenjë?

Lela: Nuk kemi ndërmend të bëjmë gjë tjetër, vetëm se të japin mesazhin që është i qartë. Duhet të shqetësohen vetëm të korruptuarit. Posteri është i qartë dhe e ka vetëm me një sekt, vetëm një grup dhe as me fëmijët, as me shoqërinë.

Hila: Nëse nuk a ka hequr qenka kokrra e budallait. Një fëmijë 10-vjeçar nuk dua t’ja shpjegoj se çfarë është ai gjest. Nëse ti mendon të rritësh një fëmijë në mënyrë të tillë, atëherë ti qofsh.

Lela: Jetojmë në një vend ku banalitet i kenë çdo orë . Përse nuk u zemërove në gishtin e Ramës?

Hila: Ky është fake news i Foltores. Turp e faqe e zezë me këto që bëni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: