Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Barimllari ka deklaruar se më 14 maj do të marrë fund periudha e nepotizmit të kryetarit aktual të bashkisë së Maliqit, me fitoren e kandidatit të opozitës Alfred Gega.

Në një postim në Facebook, Braimllari ka shkruar se pas 14 majit, kjo bashki do të kthehet në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë:
Në Maliq së bashku me deputetin Edmond Spaho për të mbështetur Dr.Alfred Gegën kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Maliqit.
Në 14 maj, Maliqi si e gjithë Shqipëria do të votojë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe doktorin Alfred Gega.
Alfred Gega do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Maliq, ku do të përfundojë epoka korrupsionit, mashtrimit dhe e nepotizmit e Gëzim Topçiut.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb