Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra në Parlamentin italian.

Gjatë një debati për një projektligj deputeti i Partisë Demokratike, Angelo Bonelli ka humbur ndjenjat.

Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve dhe asistentëve të cilët e nxorën nga dhoma dhe e shoqëruan në infermieri për kontrollet e para. Kur puna rifilloi, Matteo Richetti (Iv) i uroi “fat” Bonellit. Fjalët e tij u nënvizuan nga një duartrokitje unanime nga Asambleja Montecitorio.

“Shërim të shpejtë kolegut tim Angelo Bonelli. E presim sa më shpejt në sallë”, tha Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.

“I dashur Angelo Bonelli, shërohu shpejt! Të presim”, shkruan në Twitter Chiara Braga, kryetarja e grupit PD në Dhomën e Deputetëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb