Mbrojtësi i Napolit, Kim Min-Jae ka qenë një nga pikat kyçe të Napolit për këtë sezon, i cili ka dhënë një paraqitje fantastike në mbrojtjen e “axurrëve”.

Në qershor, ai do të duhet të largohet nga Napoli për t’u rikthyer në Korenë e Jugut, kjo për të përfunduar ushtrinë.

Stërvitja do të zgjasë tre javë dhe duket se ky është një vendim i marrë nga vetë Kim, i cili edhe mund ta refuzonte pasi ka fituar medalje në Lojërat Aziatike, por ai e shikon si të detyrueshëm shërbimin ndaj shtetit të tij./Panorama Sport/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: