Eliminimi i Bajernit nga Kupa e Gjer manisë, e pasuar me Champions-in, e tashmë zbritja në vendin e dytë të Bundesligës, ka ndezur “shkëndijat” e frikës për mbylljen e sezonit pa trofe. Pavarësisht kësaj panorame, ajo që të bën më tepër përshtypje është qetësia e frikshme nga ana e Mylerit, asnjë deklaratë “tronditëse” rreth gjendjes që i ka kapluar.

Nëse i referohemi situatave të mëparshme, 33-vjeçari gjente strategjinë e duhur si katalizator në kapërcimin e krizave.

Mediat gjermanë vazhdojnë t’i meshojnë çdo ditë e më tepër se Tuhel, së bashku me bordin, po shqyrton me kujdes të ardhmen e futbollistit me numër 25 në kampin e rekordmenëve gjermanë, që zbërthehet në dy vija të ndryshme, por që mund të kenë pasoja fatale te Tuheli.

1.SHITJA E MYLERIT– Asnjë tifoz i Bajernit nuk do të pajtohet me largimin e lojtarit më “veteran” nga kontingjenti aktual, megjithëse tempi i treguar në sezonin e fundit e ka kthyer në një mirazh “Mylerin e artë”.

“Dëbimi” i “pykës” së improvizuar nga Nagelsmani do t’i jepte më tepër frymëmarrje pjesës tjetër, pasi pozicioni real i Tomasit është ai i sulmuesit të dytë, rol që Musialës i shkon përshtat në bazë të aftësive poseduese.

Po ashtu vështrimit drejt tregut të transferimeve, pasi mosha e tij ka filluar të japë “efekte anësore”, humbja e rasteve dhe dobësimi i produktivitetit në shërbime ndaj shokëve të ekipit. Tekniku 49-vjeçar edhe pse para pak ditësh pohoi se është fans i Mylerit, lëvizjet e tij në duelet e fundit dhe burimet pranë “Bild” ,dalin në konkluzion për ta hequr qafe nga “Allianz Arena” me përfundimin e sezonit aktual.

2. POZITA E REZERVËS– Takimet karshi Mançester Sitit në Ligën e Kampioneve, përveçse prezantuan një Bajern të paaftë në shfrytëzimin e rasteve para kuadratit mik, demonstruan Tuhelin e hekurt në vendimet e marra.

Lënia në stolin e Mylerit krijoi jo pak zhurmë, e analizuar nga 49-vjeçari se erdhi për shkak të karakteristikave jo të përshtatshme mes filozofisë së tij përballë “qytetarëve”. Është fakt se ky shikohet si opsion më i mundshëm të ndodhë në kuadrin e sezonit të ri te Bajerni mbi çështjen e Mylerit.

Nuk duhet anashkaluar edhe pjesa që pasojat mund të jenë fatale tek ish-trajneri i Dortmundit. Myler ka “ngrenë” shumë “koka trajnerësh”, madje edhe të atyre që gëzonin gamë të gjerë arritjesh ndër vite, si Guardiola, Ançeloti apo Nagelsman pas “gërvishtjeve” në minutazh apo pozicion.

Evitimi i të tillave situatave do të thoshte se largimi i 33-vjeçarit vështrohet si zgjedhja më e mire sipas ekspertëve në favor të Tuhelit.

“Përshëndetja” mes kapitenit aktual dhe trajnerit rreth prononcimeve thumbuese nuk ka munguar nga fituesi i tripletës me bavarezët në 2012-ën dhe 2020-ën: “Në fillim të shkundë njëherë veten, pastaj të mendojë për ekipin”, tha “plakushi” nga Mynihu, tregues se beteja mes Tomasve, njëri në pankinë e tjetri me shirit në krah sapo ka nisur./ Panoramasport.al

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb