Ministri i Brendshëm Bledi Çuci ka reaguar për arrestimin në Angli të Edmond Haxhia, i cili akuzohet se ka porositur vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Po ashtu mësohet se janë arrestuar dhe dy shtetas britanikë.

Çuçi ka përgëzuar bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe palës britanike, teka shtoi se është duke vijuar puna për më shumë arrestime.

Kujtojmë se në kërkim janë Harriet Bridgeman dhe Ruben Saraiva.

“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë. Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë”, ka deklaruar Çuçi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: