Ndërkohë që ka më shumë se një vit që lufta vijon pa ndërprerje, qytetarët ukrainas po vuajnë jo vetëm pasojat në viktima e të plagosur të luftës, por edhe dëmet ekonomike që i kanë lënë shpesh në kufijtë e mbijetesës.

Pas nisjes së agresionit rus, shumë persona mbetën të papunë dhe u detyruan që të lënë peng gjithçka kishin në mënyrë që të merrnin disa të holla për të mbijetuar.

The Guardian ka sjellë në një pasqyrë të asaj që ndodh çdo ditë në dyqanet e pengjeve në Ukrainë.

“Në dyqanin “Treasure” në Kiev, ku lihen peng sende të ndryshme deri në momentin që të kesh të hollat për t’i riblerë, Oleksandra, 40 vjeç, një grua e bukur me një pallto leshi me kapuç ka ardhur për të riblerë makinat e saj të qepjes. Ajo thotë se kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022 , ajo punonte si kontabiliste për një firmë që punësonte 14 persona, të cilët u pushuan të gjithë nga puna për shkak të konfliktit të armatosur.

Që atëherë ajo nuk i ka pushuar përpjekjet për të gjetur punë të rregullt. Me mbarimin e kursimeve, si shumë të tjera në Kiev, ajo nisi të lërë peng gjithçka të vlefshëm që kishte në mënyrë që të mbijetonte. Vetëm një vit më vonë ajo arriti të gjente një punë të rregullt dhe tani ka mundësi të riblejë ato që la dikur peng”, thuhet në artikullin e medias britanike.

Ndërkohë, arkëtari i këtij dyqani duke se ka rrëfyer se në një ditë të ngarkuar, mund të jetë një mesatare prej 50 personash që vijnë në dyqan për të lënë peng telefonat e tyre celularë apo edhe pajisjet shtëpiake.

“Ata që kanë mundësi kthehen për të marrë mallrat e tyre brenda dy javësh. Por thuajse gjysma e tyre nuk i marrin më, çka na bën t’i nxjerrim në shitje. Njerëzit po luftojnë për shkak të luftës. Ata nuk kanë para. Shumë prej tyre kanë humbur punën, ndërsa çmimet janë rritur shumë edhe për ata që kanë punë”, deklaron ai.

Skena në dyqanin e pengjeve ilustron krizën e varfërisë në rritje në Ukrainë, realiteti i së cilës qëndron në kontrast me rrëmujën sipërfaqësore të restoranteve dhe bareve të ngarkuara të Kievit, ku shpesh është e vështirë të gjesh një tavolinë.

Varfëria u rrit nga 5.5% në 24.2% në Ukrainë në vitin 2022, duke zhytur 7.1 milionë njerëz në varfëri, ndërkohë që më dramatike situata paraqitet në zonat rurale.

Shqetësues janë paralajmërimet se me papunësinë në nivele rekord dhe me inflacionin në rritje, varfëria mund të kapë rekorde më të larta.

Raportohet se çmimi i gjithçkaje është rritur ndjeshëm ,që nga ushqimet dhe karburantet, ndërsa kohë që rritja për disa produkte shkon në mbi 50 përqind.

Shenja më e dukshme e krizës së varfërisë mund të gjendet në një kishë protestante në qytetin e Irpinit, ku radhë të gjata mund të shihen të qytetarëve të cilët presin një kohë të gjatë për pak bukë falas.

Në këtë kishë, në një ditë të zakonshme mund të shihet një radhë prej 500 personash të cilët presin të marrin pak bukë e të mbijetojnë edhe një ditë më shumë, apo për të marrë një palë këpucë të përdorura apo rroba falas.

The Guardian raporton se një banore e Irpin, Veronika Pravyk shihej teksa shihte në grumbullin e rrobave dhe po përpiqej të gjente pelena dhe qumësht falas për fëmijën e saj, produkte të cilat vijnë herë pas here, por që thuajse gjithmonë nuk mjaftojnë.

Ajo tregon se para luftës kishte një dyqan pakicë ku shiste dhe siguronte të ardhura për familjen e saj, por se me nisjen e luftës gjithçka u shkatërrua. Ajo tregon se iku me familjen e saj për gjashtë muaj në Spanjë, por me mbarimin e kursimeve të tyre, u detyruan të ktheheshin në Atdhe në vjedhtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb