Numri një i stolit të Kukësit, Rrahman Hallaçi dha opinionin e tij pas barazimit 0-0 me Teutën.

“Tentuam të merrnim fitoren. Dolëm dhe në fund me dy sulmues të deklaruar. Nuk arritëm dot. U afruam te porta, por vuajtëm te finalizimi. Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dy ekipet. Skuadra tregoi forcë të madhe ç’është e vërteta. Duhet të kishim bërë ndeshje perfekte. Do të ishte fatale që të merrnim 1 gol. Tentuam disa herë nga krahët, por nuk bëmë diferencën. Po vuajmë shumë ç’është e vërteta. Por, nuk jemi dorëzuar dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. Kam bindjen e plotë që Kukësin do ta shpëtojmë nga kategoria.

Basha dhe Taipi nga stoli? Unë kam folur me lojtarët dhe kam parë që kanë pak lodhje fizike. Rotacioni ka qenë pikërisht prej kësaj gjëje. Kanë edhe presionin që nuk po marrim rezultatet. Nuk ka asgjë, nuk ka asnjë keqkuptim. Do të mundohemi ndeshje pas ndeshje të fusim lojtarë të rinj, s’mund të ndërrojmë 5 njëherësh”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: