Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të një anëtari të Partisë Socialiste për të dorëzuar teserën e partisë së tij live në ekran. Kjo ndodh gjatë një takimi që Berisha kishte me qytetarët në Fushë-Arrëz.
Në një reagim Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se qytetari ka bërë një akt atdhetarie të vërtetë.
“Një akt atdhetarie të vërtetë”, shkruan Berisha krah videos.
“Unë 30 vite anëtar i Partisë së Enver Hoxhës. Ka ardhur koha për ndryshim. Ja ku i ke 2 tesera, jepja Edi Ramës, një për Taulantin dhe një për Belindën”, u shpreh qytetari pas dorëzoi teserat.
