Anglia triumfoi në shtëpinë e vet në Botërorin 1966, që është titulli i saj i vetëm i botës. Në finalen e madhe në “Wembley” para 50 viteve mposhti Gjermaninë.

Mirëpo, imazhi ikonik i Bobby Mooret, duke ngritur trofeun e njohur si “Jules Rimet” ka mundur të jetë ndryshe, po të mos ekzistonte një intervenim kyç i një qeni të njohur me emrin Pickles, shkruan “BBC”.

Pesëdhjetë vite më parë, Federata e Futbollit e Anglisë ishte në panik, pasi u vodh trofeu i Kupës së Botës kur kishin mbetur më pak se katër muaj para se të niste turneu.

Qeni Pickles u bë hero.

Trofeu i Kupës së Botës, “Jules Rimet” ishte shfaqur në një ekspozitë në qendër të Londrës më 20 mars dhe vetëm dy ditë pasi ishte në ekspozitë – trofeu u vodh.
(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: