Buxheti për projektet artistike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të jetë i njëjtë me vitin e shkuar. Drejtuesve të këtij institucioni do u duhet të bëjnë art me rreth 100 mijë euro përgjatë 2015-ës. Përtej buxhetit, kjo godinë pritet t’i nënshtrohet rikonstruksionit, për të tejkaluar kështu emergjencat e momentit.(er.cu/BalkanWeb)
