Ministria ruse e Mbrojtjes tha se “të gjitha objektivat e caktuara u goditën” në një breshëri vdekjeprurëse sulmesh të nisura kundër zonave të Ukrainës të hënën, duke plagosur dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse nisën një sulm raketor grupor me armë precize me rreze të gjatë, me bazë ajrore dhe detare, në kompleksin ushtarako-industrial të Ukrainës”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se sulmi është në vazhdim.

Zyrtarët ukrainas raportuan se sulmet me raketa në Pavlograd kishin plagosur të paktën 34 persona, duke përfshirë pesë fëmijë.

Për më tepër, video që qarkullon në mediat sociale dhe e shpërndarë nga një guvernator i instaluar nga Rusia në rajonin juglindor të Zaporizhzhia, Vladimir Rogov, duket se tregon se Rusia goditi një depo municioni në një stacion hekurudhor në Pavlograd.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: