TIRANE- Një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku një polic ndihmon një të moshuar të kalojë rrugën, është vlerësuar edhe nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Foton e publikuar nga “Jeta osh qef”, ministri Tahiri e ka postuar edhe në profilin e tij në rrjetin “Facebook”, duke e shoqëruar me një diçiturë.
“Gjeste të vogla, por me shumë vlerë për policinë në shërbim të qytetarit #policiaqeduam”, shkruan ministri Tahiri.
(el.sp/BalkanWeb)
