Zinedine Zidane është gati të rikthehet të drejtojë një skuadër. Trajneri i njohur francez pas pushimeve të gjata që bëri, duket i bindur për një aventurë të re. 3 janë alternativat më të mira për Zidane.

Largimi i Galtier nga PSG duket vetëm çështje kohe, pasi tekniku i njohur dështoi të bënte një ecuri pozitive në Champions League. Afrimi i Zidane në pankinë te parisienët shihet si një zgjidhje ideale.

Mundësia e dytë dhe më pak e realizueshme është Marseille.

Ide tërheqëse është Juventusi. Bardhezinjtë mund të ndajnë rrugët me Max Allegrin nëse tekniku nuk siguron një kualifikim në Champions League. Se ku do të firmosë trajneri Zinedine Zidane do na duhet të presim.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: