Gosens shqetësoi jo pak trajnerin e Interit, Inzaghi në fundjavë, teksa mbrojtësi u dëmtua në shpatull në fundin e ndeshjes ndaj Lazios.

Si duket, nga Italia vijnë lajme të mira për zikaltërit. Gjermani ka shmangur operacionin dhe për t’u rikthyer në fushë do të duhen vetëm 10 ditë. E thënë ndryshe, mesfushori ka mundësi reale që të luajë me 13 maj ndaj Sassuolos në kampion dhe me 16 maj ndaj Milanit, në aktin e kthimit të gjysmëfinales së shumëpritur të Champions League.

Ndonëse jo titullar, Inzaghi sheh te Gosens një alternativë mjaft të mirë në këtë periudhë të ngjeshur. Interi po bën një sezon shumë të mirë, ku është në garë për të fituar Kupën e Italisë dhe UEFA Champions League.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: