Barcelona është më afër se kurrë titullit kampion. Duket çështje kohe tashmë, vetëm një katastrofë futbollistike mund t’i heqë katalanasve nga duart trofeun e La Liga-s këtë sezon.

Ekipi i Xavit mundi minimalisht 1-0 në shtëpi Osassunan. Pavarësisht se mysafirët luajtën për më shumë se një orë lojë me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Herrando, goli i vendasve vonoi shumë.

Jordi Alba realizoi golin e vetëm të këtij takimi, në minutën e 85-të. Barcelona ka 82 pikë, 14 pikë më shumë se Real Madrid ndjekës. Osassuna është e qetë në mesin e tabelës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: