Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka qenë sot i pranishëm në Mat ku u shpreh se fuqia e koalicionit “Bashkë Fitojmë” qëndron pikërisht tek integriteti o kandidatëve të dalë nga Primaret.

Meta u shpreh se fitorja e kandidatit Skënder Gjuci nënkupton fitoren e të gjithë matjanëve, pasi do të jetë kryetari që do t’u shërbejë qytetarëve.

“Fuqia e koalicionit tonë qëndron te integriteti i kandidatëve tanë të zgjedhur në mënyrën më demokratike dhe përkushtimi i tyre ndaj qytetarëve.

Fitorja e Skënder Gjucit do të jetë fitore e të gjithë matjanëve, sepse në Bashkinë e Matit do të kemi një kryebashkiak që është shumë i lidhur me qytetin dhe bashkëqytetarët e tij.
Bashkë Fitojmë!”, shkroi Meta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb