Në datën 6 Maj 2023 Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” hap dyert për të mirëpritur maturantët nga e gjithë Shqipëria e për të vizituar ambientet e kampusit universitar si auditorët, bibliotekën, qendrën e gjuhëve, laboratorët, klinikat, fushën e futbollit e të gjithë hapesirat shplodhëse e argëtuese.
Prej vitesh OPEN DAY është një traditë e bukur e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Në këtë ditë maturantët, do të mund të marrin informacionet e domosdoshme për diplomën evropiane dhe programet e studimit Mjekësi e Përgjithshme, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Infermieristikë, Fizioterapi, Farmaci, Ekonomi Ndërmarrjeje dhe Arkitekturë.
Maturantë do të kenë mundësinë të takohen me profesorët, koordinatorët, studentët dhe ish studentët të cilët tashmë janë histori suksesi të Universitetit tonë. Ata do të vihen në dispozicion për çdo pyetje apo informacion si edhe do të ndajnë eksperiencën e jetuar gjatë viteve të studimit në kampus dhe pas diplomimit në UKZKM.
Të dashur maturantë 2023, organizatorët kanë përgatitur surpriza dhe dhurata për pjesëmarrësit në OPEN DAY ndaj, merrni me vete shokët ose prindërit tuaj dhe planifikoni ta kaloni paraditen e ditës së shtunë 6 maj 2023 pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Kampusi universitar do të qëndrojë i hapur për të gjithë nga ora 09.00- 14.00.
Mirë u takofshim në OPEN DAY!
Ju kujtojmë se për çdo informacion mund të drejtoheni pranë Zyrës së Pranimeve në UKZKM
(tel: 04 227 3290) ose duke klikuar në website-n tonë: www.unizkm.al.

