Vendet nordike  u shprehën edhe një herë pro anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Pas bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pesë vende nordike kanë thënë se mbështesin Ukrainën që të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Udhëheqësit e Finlandës, Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës thanë në një deklaratë të përbashkët se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre “për aq kohë sa të duhet”.

Ukraina ka konkurruar për t’u bërë një anëtare e BE-së dhe e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, por afatet kohore për të dyja mbeten të paqarta.

Në deklaratë, vendet thanë se do të mbështesin fuqimisht Ukrainën në përmbushjen e kërkesave të saj për të filluar bisedimet e pranimit në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Ata ranë dakord gjithashtu për nevojën për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

Zelensky ndodhet aktualisht në Helsinki, Finlandë, për një samit njëditor me liderët nordikë.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb