Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara është shprehur se “Durrësi ka nevojë për ndryshim”.
Cara ka theksuar se Durrësi ka probleme të mëdha, ndërsa banorët që janë në zona të largëta si Ishmi bëjnë kilometra të tërë për të marrë një shërbim.
Ai u shpreh se këto janë zgjedhje lokale, ndaj duhet të ishte fokusuar te kandidatët, por Rama tha ai po tenton ti kthejë politike.
“Në Durrës ka shumë probleme dhe unë po listoj tre rajone kryesore si zona e komunave, Durrësi i ri dhe Durrësi i vjetër. Të gjitha këto zona kanë problemet e tyre dhe specifikat por kanë një të përbashkët që thonë se dera e bashkisë është e mbyllur për më tepër zonat e komunave shërbimet që i merrnin aty tani nuk i marrin më dhe detyrohen të vijnë prej shumë larg si në rastin e Ishmit. Durrësi i ri ka probleme të mëdha që lidhen me njëra tjetrën dhe tani ky qytet tregon shumë, të rinjtë thonë që këtu nuk po jetohet më. Sa i përket Durrësit të vjetër ka një trafik të jashtëzakonshëm dhe qytetarët shprehen se këtu vetëm një pjesë e personave të lidhur me drejtuesit e bashkisë po jetojnë si duhet. Zgjedhjet lokale po tentojnë ti kthejnë politike pasi Rama e ka mbushur Durrësin me postera kudo dhe ne nuk kemi asnjë mundësi të vendosim një poster. Ai mundohet ta bëjë fushatën politike ku në fakt do të duhej të ishte një debat administrativ mes kandidatëve”, tha Cara në një intervistë për Syri TV.
Cara është shprehur se në Durrës, një problem mjaft i madh është parkingu. Sipas Carës, Durrësi një qytet turistik, nuk ka një parking nëntokësor, publik.
“Durrësi është i vetmi vend në botë, ku me 300 mijë banorë nuk ke një parking nëntokësor, ose një parking të dedikuar në zonën e plazhit, përveç parkimeve private. Është detyrim i bashkisë të sigurojë parkingje. Në plazh mund të ishin bërë shumë me 2-3 mijë poste parkimi. Kam folur më specialistë se si të krijojmë mundësi që të gjejmë vende ku të kemi parkingje nëntokësore dhe të mundshme. Për banorët e zonës duhet të theksoj se do të jetë gjithmonë pa pagesë, nuk ka pse të paguajnë, ndërsa për turistët si kudo në botë, do të ketë një tarifë se unë nuk di ndonjë vend turistik të botës ku parkingu të jetë pa pagesë. Kjo do të krijonte jo vetëm lehtësim të trafikut, por do të krijonte edhe të ardhura për bashkinë. Siç duhet të japë shërbimin bashkia, duhet edhe të krijojë të ardhura për të mbuluar këto shpenzime. Nuk mjafton vetëm të japësh me një dorë, por edhe të marrësh më dorën tjetër. Kjo sot nuk ekziston, nuk kemi kërkund një parking që të krijojë të ardhura për bashkinë’, u shpreh Igli Cara.
