Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar akuzat e Rusisë për përfshirjen në sulmin me dron në Kremlin ditën e djeshme.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se pretendimet e Moskës janë të rreme dhe se SHBA nuk e inkurajon Ukrainën të sulmojë jashtë kufijve të saj.

Në një intervistë për CNN, Kirby ka përsëritur se SHBA-ja nuk kishte “asnjë rol” në incident.

“Unë thjesht do t’ju thoja se Dmitry Peskov gënjen. Dua të them, është padyshim një pretendim qesharak. Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë lidhje me këtë. Ne as nuk e dimë se çfarë ndodhi këtu. Por unë mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë rol në të”, u shpreh Kirby.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb