Vedat Muriqi po shkëlqen në aspektin personal. Sulmuesi i Mallorcas ka gjetur golin me skuadrën e njohur në transfertën e Gironas.

Muriqi ekzekutoi saktë një penallti të minutës së 80-të, duke dërguar topin pas shpinës së portierit. 29-vjeçari ka “tundur rrjetën” 13 herë këtë sezon, ndërsa ka dhënë pasin e fundit 3 herë. Për lojtarin ky është viti i dytë futbollistik në Mallorca. Ai më parë ka luajtur në Turqi për Fenerbahce dhe Rizespor.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: