Koha e pritjes mbaroi. Napoli është rikthyer te titulli kampion pas 33 vitesh. Ekipi i drejtuar nga Lucciano Spalleti barazoi 1-1 ndaj Udineses në “Dacia Arena”, duke fituar Skudeton tashmë edhe matematikisht, pasi sonte mjaftonte vetëm një pikë.

Vendasit shënuan të parët me Lovric në minutë ne 13-të. Mysafirët u futën në pjesën e dytë me një dëshirë të madhe për të vendosur ekuilibrat dhe Osimhen riktheu gjithçka nga fillimi me golin e tij në minutën e 53-të.

 

344857146 916305246595316 2851145674108040013 N

Napoletanët kanë zhvilluar një sezon perfekt. Pas 33 javësh kampionat, skuadra ka grumbulluar 80 pikë dhe numëron deri më tani 25 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje. Ky është titulli i 3-të i Napolit në historinë e saj. Klubi numëron gjithashtu edhe 6 Kupa të Italisë, 2 Superkupa dhe 1 Kupë UEFA.

Që në fillimin e edicionit, tifozët kanë mbështetur skuadrën në maksimum, duke marrë pjesë në çdo transfertë dhe duke dhuruar spektakël në tribuna. Festa e ligjshme e tifozëve pritet të zgjasë me ditë të tëra.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: