Napoli shkruajti historinë sonte në futbollin italian teksa u kthye te trofeu pas 33 vitesh pritje. Ekipi i Spalletit mori një pikë në Dacia Arena ndaj Udineses, aq sa mjaftonte për të filluar festën.
Pas sfidës, tifozët kanë vërshuar në fushë për të festuar, por gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë. Disa ultras të Udineses janë futur në fushë duek kërkuar konfrontim me lojtarin e 12-të të kampionëve të ri të Italisë. Për të qetësuar situatën ëshët dashur ndërhyerja e Policisë, me këta të fundit që ndanë grupet në vendet repsektive.

(BalkanWeb)
