Pritej merr fund, pas 33 vitesh, Napoli rikthehet të festojë titullin kampion në Serie A. Me 25 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje, Napoli shpallet matematikisht kampion 5 javë përpara fundit, një titull mese i merituar, këto shifra flasin qartë për dominim e tyre këtë sezon. Nuk arritën të festonin dot përpara tifozëve të tyre një javë më parë, por e bëjnë diçka të tillë në “Dacia Arena”, në transfertë përballë Udineses.

Dukej sikur edhe kjo sfidë do të shkonte keq teksa Lovric kaloi Udinen në avantazh në minutën e 13-të. Si gjithnjë për të shpëtuar Napolin edhe këtë herë mendoi Victor Osimhen i cili në minutën e 52-të barazoi shifrat në 1-1, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund duke bërë që Napoli të festonte titullin kampion.

3c18447f 3cce 44ed Bf0f E49cb82aaf94
3c18447f 3cce 44ed Bf0f E49cb82aaf94

Për herë të parë në karrierë feston një titull të rëndësishëm edhe Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës. Mediat italiane kanë vlerësuar paraqitjet e Rrahmanit këtë sezon me notën 8,5. Historia e Rrahmanit është pa diskutim një histori suksesi. Në 2010 ishte pjesë e ekipi të të rinjve të Drenicës, për të kaluar më pas në Shqipëri te Partizani, për të vijuar karrierën në Kroaci. Rrahmani u transferua në Serie A te Verona për të vijuar më pas te Napoli, skuadër ku fitoi dhe titullin kampion.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb