TIRANE

E kemi parë gjithmonë me thonj të lyer me manikyr të zi, e tashmë, prej vitesh janë kthyer në elementin karakterizues të Robert Aliajt.

Teksa gjithmonë ka qenë dilemë arsyeja, më në fund Aliaj shpjegon simbolin e rëndësishëm që fshihet pas këtij detaji identifikues.

Në një intervistë tek “Rudina”, Roberti tregoi se prej kohësh mban unaza me shqiponjë dhe i lyen thonjtë me manikyr të zi si ngjyra e shqiponjës.

“Unë e kam një simbol shumë të rëndësishëm shqiponjën, kam dy unaza të cilat unë… po, dykrenare, e kam marrë shumë si simbolikë. Këto i mbaj gjithmonë, këto janë prototipe unazash. Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër, por unë dua të them, ndoshta për herë të parë që unë edhe thonjtë i asocioj me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë.

Thoi është elementi më shqiptar që mund të imagjinojmë ne dhe ne si bastardë që jemi dhe ne nuk duam asgjë të trashëgojmë nga të parët tanë, shkelim çdo gjë me këmbë dhe e paragjykojmë dhe flasim para kohe”,-ka sqaruar një herë e mirë artisti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb